Google ADS

Riinfektohet pas thuajse tre muajsh që ishte shëruar

11:54 | 6 Qershor 2020
Arbresh.info

Në rastet e reja të konfirmuara në 24 orët e fundit, të të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ka rezultuar edhe një personel shëndetësor i riinfektuar.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, teksa ka dhënë sot detajet e situatës më të fundit të koronavirusit në vendin tonë.

“Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. Aktualisht kemi një personel shëndetësor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar”- njoftoi ministria e Shëndetësisë.

Përballë kësaj situate, e për të shmangur mundësinë e infektimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrëngimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake dhe shmangien e grumbullimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme