Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar i cili ka mashtruar viktimën femër.
Ai ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor dhe kishte arritur ta mashtronte femrën kosovarë duke e ngacmuar seksualisht dhe duke e prek në pjesë intime, shkruan arbresh.info
Për rastin në fjalë është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka lëshuar aktvendim ndaj të dyshuarit dhe ky i fundit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet.
“Me datën 05.06.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor kishte arrite ta mashtroi viktimën femër kosovare duke ngacmuar seksualisht duke e prekë në pjesë intime. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...