Google ADS

Pas arritjes së marrëveshjes, opozita parlamentare pritet sot në rezidencën e ambasadores Yuri Kim

09:48 | 6 Qershor 2020
Arbresh.info

Gjatë mbrëmjes së djeshme u arrit marrëveshja për Reformën Zgjedhore pas disa ditësh negociatat mes palëve në rezidencën e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë.

Palët ranë dakord për 12 pika të marrëveshjes duke bërë lëshime reciproke.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm në rezidencën e ambasadores Yuri Kim do të shkojnë pjesëtarët e opozitës parlamentare.

Fill pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rudina Hajdari tha se ishte tërhequr nga kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor në të mirë të një pakti, që u arrit mbrëmë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme