Konsumimi i këtij ushqimi zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit

08:48 | 6 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se konsumimi i arrive mund të ketë një efekt të dobishëm në shumë sëmundje, duke sugjeruar një lidhje të fortë midis konsumit të arrave dhe shëndetit.

Studiuesit kanë hulumtuar 29 studime të botuara më parë që përfshin gjithsej 819,000 pjesëmarrës. Midis tyre ishin më shumë se 12,000 raste të sëmundjeve të zemrës, 9,000 raste të goditjes në tru, 18,000 raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit, transmeton portal arbresh.info

Studimet kanë gjetur se konsumimi i arrave zvogëlon rrezikun e sëmundjes. Sidoqoftë, disa rezultate ndryshojnë sipas llojit të popullsisë (sipas gjinisë ose faktorëve të rrezikut).

Arrat janë të pasura me fibra, magnez dhe acide yndyrore të pangopura. Këto janë lëndë ushqyese që ulin nivelin e kolesterolit, por gjithashtu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Arrat janë të pasura me antioksidantë që luftojnë stresin oksidues, duke zvogëluar kështu rrezikun e kancerit. Të paktën 20 gramë arra në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes me 50 përqind, diabetin me 40 përqind./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme