Kështu do të jetë moti sot në Shqipëri

07:34 | 6 Qershor 2020
A. B.

Sipas MeteoAlb, vendi jonë gjatë paradites mbetet me vranësira dhe shira të pakët e të izoluar, ku më të dukshëm do jenë në qendër dhe Jug.

Ndërsa mesdita përmirëson motin në territorin shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C verilindja deri në 28°C ultësira perëndimore.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme