Goditen me sende të forta disa të rinj në Tiranë, njëri përfundon te Trauma

07:14 | 6 Qershor 2020
A. B.

Një tjetër sherr ka ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë ku disa të rinj janë përfshirë në një incident në zonën e Saukut, e si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë.

Raportohet se djaloshi është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës. Ende janë të paqarta arsyet e këtij konflikti të dhunshëm si dhe emrat e personave të përfshirë.

Më herët një tjetër ngjarje ndodhi mes disa të rinjve në “Whisky-Bar” në zonën e ish-Bllokut. Një grup djemsh janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me karrige, tavolina e shishe, por nuk dihet arsyeja përse ka ndodhur kjo ngjarje.

Faxweb.al raportoni se sherri ka ndodhur mes 2 grupeve njëri prej të cilëve njihet si “Çunat e Tomës” ndërsa tjetri si “Nipat e Qifes”. Gjithashtu mësohet se janë emra të njohur për sa i përket ngjarjeve të tilla nëpër klubet e Tiranës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme