Google ADS

Rita Ora kujton Breonna Taylor, kërkon drejtësi për rastin e saj

01:11 | 6 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Rita Ora e kujtoi Breonna Taylorin, e cila sot duhej të festonte ditëlindjen e 27-të.

Pak ditë pas vrasjes së George Floyd është riaktualizuar rasti i vrasjes së Breonna Taylor, shkruan lajmi.net.

Vajza me ngjyrë ishte qëlluar për vdekje nga një polic në shtëpinë e saj, në mars të këtij viti.

Sot, kur Taylor do ta festonte ditëlindjen e saj, yjet e kujtojnë duke bërë thirrje për drejtësi në rastin e saj.

Këngëtarja Rita Ora ka publikuar një foto të saj dhe shkruan “Sot do të mbushte 27 vjet Breonna Taylor. Asnjëri nga oficerët e involvuar në vdekjen e saj nuk janë arrestuar ose suspenduar. Kjo duhet të ndryshojë! Breonna meriton drejtësi! Tërhiqe vegzën për të nënshkruar peticionin”.

Lidhur me pabarazitë racore, ditët e fundit janë mbajtur protesta të mëdha në Amerikë, pas rastit të vrasjes së George Floyd.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme