Vritet shefi i Al-Kaidës në Afrikën veriore

23:02 | 5 Qershor 2020
Arbresh.info

Franca thotë se ka vrarë liderin e Al-KAidës në Afrikën veriore, Abdelmalek Droukdel, në një operacion në Mali.

Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly tha se Droukdel bashkë me anëtarë të rrethit të ngushtë janë vrarë në veri të vendit, transmeton portali arbresh.info.

Ajo tha se Droukdel ishte përgjegjëse për të gjithë bashkëpunëtorët e al-Kaidës në Afrikën e veriut dhe gjithashtu komandoi grupin JNIM me bazë Sahel.

Vdekja e tij ishte një “goditje e rëndë për grupet terroriste”, tha ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme