Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thëne se do të ishte gabim nëse Presidenti ka ushtruar presion ndaj deputetit Haxhi Shala.
Tahiri në RTV Dukagjini ka thënë se nuk është e saktë se Ramush Haradinaj ka shkuar në ora 1 të natës të kërkojë votë për llogari të qeverisë Hoti.
“Me sa e njoh unë Ramush Haradinajn, ai nuk e bënë një gjë të tillë që të shkojë në ora 1 të natës e të kërkojë votë. Unë i besoj fjalës së Ramush Haradinajt”.
Zyrtari i AAK-së ka komentuar edhe votën e Donika Kadajt-Bujupit.
Ai ka thënë se ka qenë prezentë që Ramush Haradinaj e ka pyetur deputeten në fjalë për argumentin pse ka marrë një vendim të tillë për mos votimin e kësaj qeverie.
Tahiri thotë se po të ishte pyetur Presidenti Thaçi kjo qeveri nuk do të ishte ndërtuar asnjëherë.
“Haxhi Shala e ka të drejtën e vet. Ramush Haradinaj po ashtu ka të drejt të shkojë te miku i shtëpisë, te bashkëluftëtari dhe të kërkojë votën. Presidenti e ka rolin unifikues. Shala ka thënë se ka votuar për hatër jo për imponim”.
Zëvendëskryeministri i parë thotë se për fat të keq Kosova ka sistem të tillë që subjektet politike bëhen bashkë dhe votojnë presidentin.
“Tash Presidenti nuk mund ta shlyejë karrierën e tij politike. Por, do të ishte gabim nëse Presidenti do të kishte ushtruar presion ndaj deputetit Shala. Me sa e njoh Haxhi Shala nuk është person që ndikohet nag presionet politike”, tha ndër të tjera Besnik Tahiri.
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...