Google ADS

85 vdekje të reja nga Covid-19 në Itali

19:48 | 5 Qershor 2020
Arbresh.info

Italia ka raportuar 85 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është rritur në 33.774, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit të Mbrojtjes Civile të Italisë, rastet aktive në vend kanë rënë me 1.453 dhe tani vendi ka 36.976 të infektuar aktivë që presin shërimin.

Ndërkaq, bilanci i përgjithshëm i rasteve me virusin është rritur në 234.531.

Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 163.781, pasi në 24 orët e fundit 1.886 pacientë të tjerë e kanë mposhtur sëmundjen.

Vendi gjithashtu vazhdoi të regjistrojë rënie në numrin e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 338 pacientë sa ishte dje, bilanci i të infektuarve në këto njësi ka rënë në 316.

Deri më tani, në Itali janë kryer 4.114.572 teste.

Në Lombardi, rajonin më të prekur në Itali, në 24 orët e fundit janë regjistruar 402 raste me COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme