Google ADS

IKSHPK bën thirrje për kujdes, mund të shfaqen vatra të reja epidemike për shkak të mos distancës

19:24 | 5 Qershor 2020
Arbresh.info

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se mund të ketë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës si pasojë e mos mbajtjes së distancës nga qytetarët.

IKSHPK thotë se komunat si: Prishtina, Vushtrria, Prizreni dhe Fushë-Kosova, janë të rrezikuara nga shpërthimi i vatrave të reja epidemike. Kjo për shkak se që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, rastet me koronavirus kanë filluar të rriten.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme e në veçanti zbatimi i planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve.

Kujtojmë se sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja të koronavirusit në Kosovë, derisa dy të tjerë janë shëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme