Pas deklaratave të Ali Ahmetit, se do të synojnë postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka reaguar edhe partia e Ziadin Selës, Aleanca për Shqiptarët.
Prej atje thonë se Ali Ahmeti mendon për kryeministër shqiptar, derisa bojkoton president shqiptar dhe ikë nga votimi i kryeparlamentarit shqiptar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më poshtë e keni të plotë reagimin e Aleancës për Shqiptarët:
“Sot Bashkimi Demokratik për Integrim shënon 18 vjetorin e dështimeve, premtimeve të parealizuara, skandaleve korruptive, gënjeshtrave dhe manipulimeve! 18 vite qeverisje, 18 vite shans për ta dëshmuar veten, por gjithçka u dëshmua ishin interesat personale dhe partiake për të cilat qytetarët e kanë kuptuar vet, dhe nuk qëndrojnë të heshtur më. BDI nuk ka legjitimitet të flet as për nevojat e qytetarëve, e lëre më të flet për përfaqësim legjitim të vullnetit të popullit. Këtë legjitimitet ju e keni humbur me veprimet tuaja, sepse sot shqiptarët nuk kanë përfaqësim adekuat, nuk kanë trajtim të barabartë, nuk kanë ardhmëri e as cilësi për jetë sepse barku juaj i pangopur ende vazhdon të ngopet në kurriz të popullit! Sikur Bashkimi Demokratik për Integrim të kishte përmbushur obligimin e tyre ndaj qytetarëve për gjithë premtimet e dhëna dhe sikur të ishte i sinqertë në idenë për qeverisje shqiptare dhe jo konsensuale, do ta kishe përkrahur kandidatin për president shqiptar në zgjedhjet presidenciale! Por, ju vendosët për president konsensual sepse kjo përkrahje ishte vetëm një lojë politike e BDI-së në shkëmbim të interesave partiake me qëllim që të fitojë disa komuna më shumë në zgjedhjet lokale të cilat e dinte se i kishte të humbura. Kur Ali Ahmeti pati shansin për të dëshmuar se vërtetë mbështet udhëheqjen shqiptare iku si frikacak nga 27 prilli pasi që ishte në dijeni për sulmet e mundshme të kuvendit, dhe ishte pikërisht Ziadin Sela ai qe ndali fjalët e tija që sillen si një kasetë e prishur! Ishte vota e Ziadin Selës e jo e Ali Ahmetit, ajo që bëri ndryshimin. Qytetarët nuk harrojnë dhe dinë të bëjnë dallimin, sepse edhe pas 18 viteve ende merremi me probleme të njëjta. Sot ballafaqohemi me ikje masive të të rinjve të cilët janë bindur se me ju ardhmërinë e kanë të vjedhur, sot shqiptarët dënohen vetëm pse janë shqiptar, sot shqiptarëve vendin e punës ua zënë të tjerët! Sot pas 18 viteve, 18 viteve, Ali Ahmeti është një udhëheqës i braktisur nga shumë pjesëtar të sinqertë dhe kredibil të ish UÇK-së! Sot shqiptarët të etur për ndryshim nuk manipulohen më, sepse e dinë se me ju çka thuhet asnjëherë nuk bëhet!”.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...