Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë adresimin e parë në krye të këtij dikasteri ku ka folur për situatën me COVID-19 në vend.
Në deklaratën e tij thuhet se të gjithë qytetarët që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të kenë të kryer testin paraprakisht ose të vetë-izolohen për 7 ditë në shtëpi.
Zbatimi i këtyre rekomandimeve do të mbikëqyret nga organet e rendit dhe inspektoratet dhe do të merren masat ligjore përkatëse për moszbatimin, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!
Duke qenë se situata epidemiologjike ditët e fundit paraqitet me rritje të rasteve pozitive dhe nuk është stabile në disa komuna të Kosovës, kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj pakujdesia e disa qytetarëve në moszbatimin e masave mund të shtojë rrezikun e përhapjes së infeksionit nga virusi SARS CoV-2.
Virusi është akoma prezent dhe nëse nuk u përmbahemi rekomandimeve të dhëna me një disiplinë të madhe, mund të shfaqen raste të reja dhe kështu ta mbingarkojmë sistemin shëndetësor me pasoja të paparashikuara dhe rrezikim të drejtpërdrejt të jetës së qytetarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kërkojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse, duke respektuar në mënyrë strikte distancimin fizik, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambienteve shtëpiake dhe të punës, për të pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe për të shmangur përhapjen e virusit brenda hapësirave të mbyllura.
Situata epidemiologjike është duke u monitoruar në vazhdimësi, me angazhime për të mos lejuar përkeqësimin, që do të na detyronte të kthehemi prapa dhe të marrim masa shtesë në parandalimin e pandemisë që do të nënkuptonin edhe ndalesat e disa veprimtarive që tashmë janë hapur dhe po funksionojnë normalisht, gjithmonë të obliguar që të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK.
Njëherësh dëshirojmë të informojmë qytetarët se të gjithë ata që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të kenë bërë paraprakisht testin në COVID-19 ose të vetizolohen për 7 ditë duke qëndruar në shtëpi, duke iu shmangur kontakteve me të afërmit dhe duke mbajtur distancën dhe higjienën personale. Çdo shkelje e këtyre rregullave do të ishte rrezikim i shëndetit të tjerëve që është e ndaluar edhe në bazë të Ligjit për parandalimin e dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.
Zbatimi i rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike duhet të mbikëqyret nga organet e rendit dhe inspektoratet në terren dhe do të merren masa ligjore për të gjitha rastet e moszbatimit të këtyre rekomandimeve.
Ju lutemi të keni kujdes, sepse akoma ekziston rreziku i përhapjes së virusit në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Lehtësimi i masave nuk bërë për ta ulur kujdesin, por për të na bërë më të përgjegjshëm.
Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin e konsiderojmë si vlerë sublime. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja, sepse ashtu do të rrezikohemi të gjithë.
Të kujdesimi bashkë, për shëndetin e njëri-tjetrit, për shëndetin tonë!/arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...