Google ADS

14 ditë karantinë për skuadrat nëse një lojtar del me COVID-19

17:28 | 5 Qershor 2020
Arbresh.info

Protokolli për rifillimin e sezonit në Serie A nuk do të ndryshojë.

Qeveria e Italisë ka bërë të ditur se karantimi 14 ditorë i skuadrave do të bëhet, sapo një lojtar të rezultojë pozitiv.

‘Corriere dello Sport’ raporton se vendimi i CTS për karantinimin mbetet ashtu siç ishte, edhe pas takimit mes FIGC dhe Ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, transmeton lajmi.net.

Qeveria ka vendosur të ndjek vendimin e dhënë nga komiteti teknik shkencor.

Kështu, e gjithë X skuadra do të karantinohet për 14 ditë, në rast se ndonjë lojtar i tyre del pozitiv në testet e koronavirusit.

Serie A do të rifillojnë më 20 qershor, derisa Kupa e Italisë do të kthehet më 12 dhe 13 qershor për ndeshjet gjysmëfinale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme