Dy nga gjashtë pjesëtarët e organizatës terroriste FETO të sjellë nga Kosova përmes një bashkëpunimi të Agjencisë turke të Inteligjencës (MIT) dhe inteligjencës kosovare dy vjet më parë, Mustafa Erdem dhe Yusuf Karabina, janë dënuar me burgim, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtarët e FETO-s Erdem dhe Yusuf morën pjesë në shqiptimin e gjykimit në Gjykatën e 30-të të Krimeve të Rënda në Stamboll përmes një lidhjeje direkte nga burgu.
Avokati Özgür Deniz Özsatıcı i palës mbrojtëse, përfaqësoi të pandehurit me prani në gjykatë.
Të pandehurit mohuan akuzat ndaj tyre dhe kërkuan lirimin.
Mustafa Erdem është dënuar me 15 vjet burgim në akuzën “drejtim i një organizate të armatosur terroriste”, ndërsa Yusuf Karabina me 8 vjet e 9 muaj burgim si fajtor në akuzën “anëtar i një organizate të armatosur terroriste”, edhe pse fillimisht edhe ai akuzohej si “drejtues” i organizatës, por gjykata kishte ulur shkallën e akuzës.
Ndërkaq, të pandehurit janë liruar nga akuza “spiunim”.
Kujtojmë se MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi gjashtë pjesëtarë të organizatës terroriste FETO që kërkoheshin në vend për vepra të ndryshme penale.
Të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkoheshin me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”, sipas aktakuzës së përgatitur nga Kryeprokuroria Publike e Stambollit.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...