OBRM-PDUKM: Gjysma e kryesisë së LSDM-së është e infektuar me coronavirus, ndërsa Zaev flet për zgjedhje

13:06 | 5 Qershor 2020
A. B.

Goran Manojllovski nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp tha se “përderisa në vendet e rajonit bisedohet për shërim nga kriza e coronës apo ekonomisë, hapjen e kufijve, në Maqedoni po ndodh katastrofë’.

“Me numrin e të infektuarve të rinj, Maqedonia shkon në pik të ri që flitej se do të ndodhë gjatë vjeshtës. Numri i madh i të infektuarve me coronavirus dhe numri i të vdekurve janë pasojë e veprimit të Qeverisë”, tha Goran Manojllovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, LSDM bëhet bartëse e virusit.

“Gjysma e kryesisë së LSDM-së është e infektuar me coronavirus, ndërsa kryetari partiak flet për zgjedhje dhe udhëheq me fushatë”, tha Manojllovski.

Ai shton se në një situatë katastrofale, Zaev publikon fotografi të fushatës me njerëz të tij duke përfshirë këtu Lukarevskën, Zekrin dhe Mançevskin.

“Me idenë e Zaevit që të shkohet në zgjedhjet do të rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Organizimi i zgjedhjeve në një situatë të këtillë paraqet vetëvrasje masive”, tha mes tjerash ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme