Meta flet për ligjet e kthyera dhe të dekretuara të maxhorancës dhe ndalet tek KLSH: Nuk do lejoj presionet

13:04 | 5 Qershor 2020
A. B.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot para mediave në komunikimin e përjavshëm të së premtes për të folur për qëndrimet e tij dhe zhvillimet politike. Kreu i Shtetit informoi së pari për dekretimin e një sërë ligjeve të sjella nga Kuvendi, kalimin apo dhe kthimin e tyre në Kuvend.

Ai u ndal më gjerë tek çështja e eurobondit dhe KLSH-së. Për këtë të fundit, Meta tha se nuk do të lejojë asnjë lloj presioni siç ndodhi, tha ai pa dijeninë e kreut të Kuvendit.

“Ligjin për pagesat, paraqet disa problematika të theksuara. Adresimi i tyre nga Kuvendi do ofrojë një terren më të sigurt ligjor për ruajtjen e interesit publik.
Me kënaqësi shpalla ligjin për sigurimet shoqërore i cili do të vlerësojë dhe kontributin e dhënë ndër vite nga sportistët.
Këtë javë patëm një komunikim me Kuvendin për eurobondin e ri. Shumë që duan të emetohet, nxitimi më detyruan të mos jepja fillimisht pëlqimin. Reflektimi i Kuvendit për shqetësimet e ngritura dhe praninë e faktit se lidhej me urgjencën që po kalonte vendi bënë që të jepja pëlqimin që çdo transaksion financiar të paraprihet nga një analizë.
Në 26 maj jam njohur dhe me letrën që kreu i Kuvendit më dërgonte për një kandidaturë të re për KLSH. Me një institucion kaq të rëndësishëm nuk do të lejoj të bëhet presion siç ndodhi. Është një mekanizëm rrëmbyes dhe uzurpues i institutcioneve të pavarura. I kam kërkuar dhe kreut të KLSH të mos i bindet asnjë akti apo urdhri që mund të sjellë uzurpimin e këtij institucioni kushtetues. Ftoj Kuvendin të vlerësojë kandidaturën e propozuar nga ana ime”, deklaroi Meta.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme