Revista e njohur “Forbes” ka publikuar listën e saj vjetore të muzikantëve më të paguar në botë për vitin 2020.
Reperi Kanye West u rëndit në vendin e parë si muzikanti me pagën më të lartë për vitin 2020, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Ndërsa kunata e tij, Kylie Jenner e tejkaloi shumë konkurrencën duke kryesuar listën kryesore të të famshmëve më të paguar të vitit me 590 milionë dollarë të hyra, West u rendit i dyti me 170 milionë dollarë, që ishte më shumë se dyfishi se sa muzikanti i dytë në listën e muzikantëve më të paguar të vitit, Elton John , i cili fitoi 81 milionë dollarë.
Ndërkohë, pas Kanye Westit dhe Elton Johnit, Ariana Grande u rendit në vendin e tretë të muzikantëve më pagën më të lartë me 72 milionë dollarë, të cilat arriti t’i fitojëfalë turneut të saj “Sweetener Tour” dhe shitjes së dy albumeve të saj “Sweetener” dhe “Thank U, Next”.
Lista e 10 muzikantëve me pagën më të lartë vazhdon me emrat: Ed Sheeran me 64 milionë dollarë, Taylor Swift me 63.5 milionë dollarë, Post Malone me 60 milionë dollarë, Rolling Stones me 59 milionë dollarë dhe Marshmello me 56 milionë dollarë.
Pjesa më e madhe e 170 milionë dollarëve të Kanye West-it që e renditën atë të parin në këtë listë vijnë nga kontrata e tij e atleteve me “Adidas”.
Lista e muzikantëve më të paguar që ka nxjerrë Revista “Forbes”, ka shënuar rënie të madhe në shumat e dollarit në botën e pushtuar nga pandemia COVID-19. /arbresh.info/
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...