Rrjeti social ‘Facebook’ deklaroi se ka nisur t’i etiketojë mediat e kontrolluara nga shteti, të tilla si Sputnik i Rusisë dhe Xinhua e Kinës, në mënyrë që njerëzit ta dinë se përmbajtja që lexojnë, vjen nga një entitet që mund të jetë nën ndikimin e një shteti.
“Po ofrojmë transparencë më të madhe për këto media, sepse ato e kombinojnë ndikimin e një organizate mediatike me mbështetjen strategjike të shtetit”, deklaruan nga rrjeti social Facebook, transmeton portali arbresh.info
Kompania tha se fillimisht do të aplikojë etiketimin për rreth 200 faqe.
I njëjti mesazh shfaqet edhe tek ueb-faqja kineze e lajmeve, Xinhua.
Facebook nuk do të etiketojë asnjë organizatë të lajmeve me bazë në SHBA, pasi mediat që udhëhiqen nga Qeveria amerikane kanë pavarësi editoriale, thanë zyrtarë të politikave të sigurisë në internet. / arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...