Google ADS

Meta apelon në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit: Zgjohuni, të mos lejojmë të dëmtojnë jetët tona

11:23 | 5 Qershor 2020
A. B.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është drejtuar qytetarëve me një apel të fortë në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit.

Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’  kërkon nga qytetarët që të “zgjohen” për të mos lejuar abuzimin me mjedisin “nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve”, shkruan portali arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Kur çdo formë dhune tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëhere dhuna kthehet në sistem!

Vlerësoj dhe e përshëndes reagimin e djeshëm qytetar në protestën marshim të organizuar dje në Tiranë, dhe do t’i mbështes e inkurajoj gjithmonë të gjitha nismat kundër çdo forme dhune dhe abuzivizmi.

Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

I bëj thirrje drejtësisë të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru, dhe nxis institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse.

Një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta, duhet të ngrihet e gjitha në këmbë për mbrojtjen e tyre! ??

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme