Data 5 qershor është afati i fundit i aplikimit online, pa penalitet për tatimpaguesit, të cilët nuk kanë plotësuar ende kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, për punonjësit e tyre.
Në rast se nuk aplikojnë është e parashikuar një masë administrative, sipas të cilës “Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për Monitor sqaron se gjoba parashikohet të vihet për çdo punonjës për të cilin nuk është aplikuar.
Masa administrative përcakton se “Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë”. Në të nuk rezulton e qartë nëse penaliteti është për subjekt, për aplikim (një biznes psh ka aplikuar një herë për shumë punonjës), apo për punonjës? Konkretisht për kë është penaliteti?
*Gjoba është për punonjës.
* Si ka qenë ecuria deri më tani? Sa aplikime ka pasur?
Nga ana tjetër përsa i përket penaliteteve, ne pas përfundimit të afatit do të marrim në shqyrtim të gjithë listën e bizneseve dhe do të vendosim penalitetet aty ku gjykojmë që nuk ka pasur aplikime pa një arsye të fortë. Megjithatë dhe këto gjoba pas të gjithë procedurave të legjislacionit në fuqi tatimpaguesit do të kenë të drejtë të ankohen për një afat 30 ditor.
*Pra gjobat nuk do të jenë automatike?
Ju thatë që kanë aplikuar rreth 30 mijë persona, para shpalljes së zgjerimit kishën aplikuar edhe 110 mijë, dmth që kanë mbetur dhe 50 apo 60 mijë akoma…
Numri i individëve në fakt me të dhënat për sot të cilët kanë aplikuar janë 183 mijë individë për kërkesa, numri i punonjësve të refuzuar deri në këto moment është 26 mijë e 951. Ndërkohë që numri i punonjësve të miratuar për pagesë është 144, 238.
*Dmth janë rreth edhe 60 mijë që duhet të përfitojnë?
Për këtë arsye numri i përfituesve total do të jetë i saktë vetëm në përfundim të procesit.
Për momentin, numri nuk është 100% i saktë pasi ne nuk e dimë sesa biznese do të plotësojnë formularin e ankesës dhe do të trajtohen.
Ne kemi gjykuar që nga të dyja paketat numri i përfituesve do të jetë mbi 250 mijë.
*Ka shumë biznese që ankohen se nuk arrijnë të aplikojnë se nuk hapin dot sistemin… ndërkohë iu ka shkuar edhe mesazhi punonjësve që “ju jeni përfitues i pagës 40 mijë lekë” … dhe është krijuar një lloj konfuzioni….
*Këto biznese kanë edhe shqetësimin, se pavarësisht faktit që nuk mund të aplikojnë, ata mund të ngarkohen me gjoba. Çfarë duhet të bëjnë?
*Keni ndonjë vlerësim se sa është numri i tyre?
*Si ka qenë ecuria e të ardhurave tatimore në muajin maj?
Rezultati i majit për të ardhurat tatimore është 33% të ardhura më pak, krahasuar me vitin e kaluar. Tek ne deklarohet maji për prillin. Qershorin unë e pres të jetë në nivelet e marsit, sepse në mars pavarësisht se shkurti ka qenë në aktivitet të plotë bizneset filluan të mos paguajnë, filluan të kenë frikë nga çfarë po ndodhte, ndaj e pres në ato nivele. Për pjesën e mbetur të vitit pres rreth 15% më pak nga çfarë ishte parashikuar.
*Kur pritet të arrihet një rikuperim në nivelet e parakrizës?
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...