Ekskluzive| Javën tjetër takohet Hashim Thaçi me Avdullah Hotin

10:01 | 5 Qershor 2020
Arbresh.info

Fiks në javën e dytë të punës kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet me presidentin, Hashim Thaçin.

Burimet e Arbresh.info, brenda presidencës kanë bërë të ditur se i pari i shtetit javën tjetër ka planifikuar një takim me shefin e qeverisë,  Avdullah  Hotin.

Takimi me kryeministrin e ri do të bëhet me qëllim të dakordimit të politikave të jashtë e të brendshme, raporton Arbresh.info.

Ndryshe, Hashim Thaçi është shprehur i gatshëm që të nisë menjëherë bashkëpunimin me qeverinë e re.

Gjatë së enjtes në intervistën e parë si kryeministër, Hoti ka deklaruar se është i gatshëm për takim me Thaçin, duke thënë se duhet të krijojnë raporte të mira si institucione që duhet të marrin përgjegjësin që ju takon në të mirën të vendit./Arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme