Njëra ndër çështjet me të rëndësishme njëkohësisht edhe më të ndjeshme, me të cilën do të përballet Qeveria Hoti është dialogu me Serbinë.
E, analisti politik Imer Mushkolaj për arbresh.info, thotë se, kjo Qeveri është krijuar për t’i hapur rrugë dialogut, andaj mund të pritet që procesi do të vazhdojë shpejt.
“Se kur do të ketë marrëveshje varet shume nga përkushtimi amerikan dhe gatishmëria e palëve. Kjo qeveri është krijuar për t’i hapur rrugë dialogut, respektivisht arritjes së marrëveshjes me Serbinë, andaj mund të pritet që procesi do të vazhdojë shpejt”, ka thënë Mushkolaj.
Ndërsa, edhe analisti politik Leon Duhanaj, vlerëson se, që do të kemi hapa konkret dhe zgjidhje brenda vitit.
Sipas tij, për Kosovën, nuk duhet të jetë me rëndësi koha, sa duhet të jetë përmbajtja e rezultatit.
“Uroj që ndasitë politike të kufizohen në rrafshin e diskursit normal politik. Edhe përkundër faktit se kjo qeveri erdhi në rrethana jo të zakonshme, besoj që nëse i lejohet, do të punoj në disa agjenda të rëndësishme për vendin. Uroj që edhe subjektet opozitare ta marrin rolin që u takon të jenë kritik konstruktiv në proces. Po, Kosova do të vazhdoj me agjendën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Sipas shumë shenjave, pritet të jenë agjenda të ngjeshura dhe mund të dalin me konkluzion dhe rezultate konkrete edhe brenda vitit. Për Kosovën, nuk duhet të jetë me rëndësi koha, sa duhet të jetë përmbajtja e rezultatit. Duke pasur parasysh interesimin e madh, qoftë nga SHBA, qoftë nga BE, mendoj që do të kemi hapa konkret dhe ndoshta edhe zgjidhje brenda vitit”, tha ai.
Por, ndryshe mendon analisti Blerim Burjani, sipas tij kjo çështje varet nga ndërmjetësuesit, se çfarë politike do të zbatojnë dhe çfarë qasje në dialog.
“Mund të jetë fillimi i vitit tjetër eventualisht nëse këto bisedime fillojnë të jenë intenzive dhe ka vullnet të madhe nga palët për zgjidhje , kjo varet shumë nga ndërmjetësuesit se për palët mund të mbetet me vite kështu si është tani, SHBA-të mund te arrijnë një marrëveshje, BE ka shumë barriera dhe ka qasje katostrofale të ngadaltë, ata kanë paralajmëruar se nuk do të ketë dialog dhe zgjidhje të shpejt, pra ska gjë prej kësaj teme ndoshta edhe një vjet, varet shumë nga palët dhe ndërmjetësuesi sidomos se çfarë politike do të zbatojnë dhe çfarë qasje në dialog”, ka thënë Burjani.
Kujtojmë , dialogu Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011, por që akoma nuk ka arritur qëllimin final, normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi./A.Zeka/arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë