Shkencëtarët: Ibuprofen mund të ndihmojë në trajtimin e koronavirusit

00:25 | 5 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Shkencëtarët kanë filluar një studim për të përcaktuar nëse ibuprofen mund të ndihmojë pacientët e shtruar në spital me koronavirus. Përkundër bindjeve të mëparshme, ata besojnë se ky ilaç mund të ndihmojë shumë.

Një ekip nga një spital në Londër dhe Kings College besojnë se y ilaç, i cili është gjithashtu i mirë për dhimbjen, mund të ndihmojë gjithashtu pacientët që janë të infektuar me koronavirus në trajtimin e problemeve të frymëmarrjes, transmeton portal arbresh.info

Studimi i kryer në kafshë thotë se ky trajtim mund të ndihmojë rreth komplikimeve të shkaktuara për shkak të infeksionit koronavirus.

Profesori Mitul Mehta është një nga studiuesit në ekipin nga Royal College në Londër dhe tha se hulumtimi duhet të vazhdohet në mënyrë që të ketë prova të mjaftueshme.

Më parë, kishte shqetësime se ibuprofen mund të ishte i dëmshëm për njerëzit e infektuar me koronavirus, dhe Ministri Francez i Shëndetësisë, Oliver Veran,  madje këshilloi francezët që të marrin paracetamol për parandalimin e koronavirusit.

Komisioni mjekësor shpejt arriti në përfundimin se të dy ilaçet ishin të sigurt për njerëzit me simptoma të virusit dhe që të dy mund të përdoren nga njerëzit që kanë ethe dhe simptoma të gripit.

Për ata me simptoma të Covid-19, mjekët vazhdojnë të këshillojnë që të marrin paracetamol, pasi konsiderohet se ka më pak efekte anësore sesa ibuprofeni./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme