James Mattis, ish Sekretari amerikan i Mbrojtjes, i cili dha dorëheqje sepse kundërshtoi vendimin e Presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, ka deklaruar se “Trump po përpiqet të ndajë Amerikën”.
“Donald Trump është Presidenti i parë që kam parë në jetën time që nuk përpiqet t’i bashkojë amerikanët, madje ai as nuk provon. Në vend të kësaj, ai përpiqet të na ndajë,” tha Mathis në një intervistë për revistën amerikane Atlantic, transmeton portal arbresh.info
Mattis, i cili është shumë i vlerësuar dhe i cili deri më tani ka shmangur të komentuarit direkt mbi vendimet dhe aktivitetet e Donald Trump, tha se ai mbështet protestuesit që “me të drejtë kërkojnë të kenë të drejta të barabarta”.
Qindra mijëra qytetarë kanë protestuar në më shumë se 140 qytete në Shtetet e Bashkuara për më shumë se një javë për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd.
Trump, i cili nuk ka komentuar ende kërkesat e protestuesve, ka përdorur një ton të mprehtë ndaj tyre dhe kërcënoi të nxjerrë ushtrinë në rrugë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...