Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Itali ka shkuar në 33.689, me 88 viktima të konfirmuara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Mbrojtjes Civile të Italisë, rastet aktive kanë rënë me 868 dhe tani vendi ka 38.429 të infektuar aktivë që presin shërimin.
Ndërkaq, bilanci i përgjithshëm i rasteve me virusin është rritur në 234.013, me 177 të diagnostikuar në 24 orët e kaluara.
Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 161.895, pasi në 24 orët e fundit 957 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin.
Italia gjithashtu vazhdoi të regjistrojë rënie në numrin e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 353 pacientë sa ishte dje, bilanci i të infektuarve në këto njësi ka rënë në 338.
Deri më tani, në Itali janë kryer 4.049.544 teste.
Ndërkohë, Dmoneico Arcuri, Komisioneri i Jashtëzakonshëm i qeverisë, në një deklaratë për mediat tha se synojnë që deri në fund të vitit të testohen një e treta e italianëve.
Arcuri po ashtu bëri të ditur aplikacioni mobil “Immuni” që paralajmëron për personat e trajtuar për COVID-19 gjatë kalimit në afërsi, është shkarkuar nga 1,15 milion njerëz në dy ditët e para të lançimit.
Aplikacioni në fjalë ka shkaktuar debate në lidhje me ruajtjen e të dhënave personale. Autoritetet italiane kanë thënë se shkarkimi i aplikacionit bëhet në mënyrë vullnetare.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?