Hoti nuk është i zemëruar me Vjosa Osmanin që nuk udhëhoqi seancën

20:45 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ndihet aspak i zemëruar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, e cila nuk udhëhoqi seancën kur ai u zgjodh kryeministër.

Hoti ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

“Është dashur (ta udhëhiqte v.j.), është obligim kushtetues, por ka të drejtë ta delegojë. Nuk më ka zemëruar. Fokusi im është në zbatimin e programit qeverisës, jo te sjelljet e politikanëve. Fokusi im është te krijimi i një kulture krejt tjetër politike”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme