KOK shënon nesër 5 qershorin – Ditën Botërore të Sportit dhe Mjedisit

18:50 | 4 Qershor 2020
Arbresh Info

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të shënojë 5 qershorin – Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, aktivitet ky tradicional i KOK-ut.

Me këtë rast, KOK do të mbjellë Pemën Olimpike 2020, e cila këtë herë do të mbillet në kopshtin pranë Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.

Pemën pritet ta mbjellin presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.

Krahas kësaj, pjesëmarrëse në këtë ditë do të jenë edhe komunat e Kosovës, të cilat do të mbjellin nga një pemë Olimpike në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Aktiviteti fillon në ora 10:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme