Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar emrat e mbrojtjes së afërt të presidentit Hashim Thaçi që sulmuan aktivistin e tyre gjatë ditës së djeshme.
Vetëvendosje pretendon se dy prej tyre janë truproje të presidentit dhe nuk janë fare policë, dy të tjerë janë policë dhe një tjetër nuk është identifikuar.
“Personat e involvuar në këtë sulm brutal ndaj qytetarit dhe aktivistit Veron Hasani, janë Naser Mexhuani truproje, jo polic, i zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Kastriot; Lulzim Buja truproje, jo polic; Qemajl Velekinca mbrojtje e afërt, polic; Bekim R. Gashi mbrojtje e afërt, polic”, thuhet në komunikatën e Vetvëndosjes.
Gjithashtu në këtë komunikatë, Vetëvendosja ka përmendur fjalimin e nënkryetares së tyre, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila tha se liria e shprehjes është e garantuar me Kushtetutë.
“Aktivisti Veron Hasani nuk kishte thënë as o Hashim hajni, e as Hashimi apo Presidenti është hajn. Si e ndërlidhën truprojat e Thaçit këtë thirrje me Presidentin, si e ditkan ata se sa herë që thuhet fjala hajn, është fjala për Presidentin. Apo edhe ata, e sidomos ata duke qenë mbrojtje e afërt, e njohin para së gjithash dhe nga afër atë si hajn”, ka thënë ajo. Muhlaxha Kollçaku tha se ngjarja do të ishte edhe më e rëndë po të mos ishin prezent gazetarët dhe qytetarët që ndërhynë për ta ndihmuar Veron Hasanin./arbresh.info
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...