Shteti gjerman do të heqë paralajmërimin e udhëtimit për vendet jashtë Evropës

17:28 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Përgjegjësi i qeverisë gjermane për turizmin, Thomas Bareiss tha se planifikojnë të heqin hap pas hapi paralajmërimin e udhëtimit për vendet jashtë Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për agjencisë gjermane të lajmeve DPA, Bareiss tha se “Brenda disa javëve të ardhshme planifikojmë të heqim hap pas hapi paralajmërimin e udhëtimit për vendet e treta jashtë BE-së. Nuk shoh ndonjë arsye për të vazhduar paralajmërimet e udhëtimit ndërkohë që norma e infeksionit është e ulët dhe kur standardet dhe masat e sigurisë janë të larta”.

Pasi rikujtoi se Gjermania ka hequr edhe paralajmërimin e udhëtimit për 31 vendet e Evropës, Bareiss tha se “Ky është një hap drejt normalizimit”.

Në lajmin e DPA, Bareiss theksoi se është e mundshme që turistët gjermanë të kalojnë pushimet këtë verë në Turqi.

Në vazhdim tërhiqet vëmendja se mes Gjermanisë dhe Turqisë vazhdojnë bisedimet rreth çështjes së turizmit. “Në kushte të caktuara është e mundshme që turistët gjermanë këtë verë të udhëtojnë për pushime në Turqi. Gjithashtu duhet të ketë edhe lidhje të fluturimeve të ndërsjella”, thuhet më tej.

Turqia është një nga vendet më të preferuara nga turistët gjermanë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme