Sergi Roberto largohet nga Barcelona vetëm nëse transferohet te kjo skuadër

17:15 | 4 Qershor 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Barcelonës, Sergi Roberto do largohet “Camp Nou”, vetëm për tu transferuar te Manchester City për të luajtur nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Mesfushori debutoi nën urdhrat e Guardiolës në vitin 2010/11 dhe kaloi dy sezone me të në ekipin e parë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona është në dijeni të interesimit së “Qytetarëve”, por ende nuk ka ndonjë gjë konkrete.

Roberto ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022, ndërsa ka bërë 274 paraqitje në ekipin e klubit katalunas.

Spanjolli me gjigantin blaugranas ka arritur të fitojë gjashtë herë La Liga, dy herë Ligën e Kampionëve dhe pesë herë Kupën e Mbretit.

Kartoni i lojtarit vlen rreth 50 milionë euro./arbresh.info.

Të ngjashme