Njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala ka reaguar pas shkrimit të ish zëvendësministrit Enver Dugolli që tha se nuk pret punë të hajrit nga ministri i Mbrojtjes Anton Quni.
Në një prononcim për arbresh.info ai thotë se Dugolli duhet të ndihet krenar që ka pasur mundësi të jetë pjesë e një strukture të tillë.
“I nderuari ish.zv.MM në rend të parë duhesh të ndihesh krenar që patet mundësi të jeni pjese e struktures me hynore dhe sublime që ka Kosova në rrugen e saj drejtë NATO-së. Por në mesazhin e juaj NUK pash përshendetje siç i takon në rend të parë një ish Oficerit të FSK siç ishit edhe ju ( Penzionuar me graden e nderit Gjeneral Brigade)”, shkruan ai.
Tutje Shala thotë se nuk e ka pritur që një ish oficer i FSK-së të shfryjë mllefin personal mbi Forcat e Sigurisë.
Ky është reagimi i tij i plotë:
I nderuari ish.zv.MM në rend të parë duhesh të ndihesh krenar që patet mundësi të jeni pjese e struktures me hynore dhe sublime që ka Kosova në rrugen e saj drejtë NATO-së. Por në mesazhin e juaj NUK pash përshendetje siç i takon në rend të parë një ish Oficerit të FSK siç ishit edhe ju ( Penzionuar me graden e nderit Gjeneral Brigade).
FSK ( FAK ) ka Komandantin e Përgjithshem dhe që komponenta ushtarake i përket po keti COMFSK-së dhe suksesi i treguar i OR dhe OF i takojnë struktures se Gjeneral Lieutnant Rrahman Rama ( COMKSF).
FSK-ja që nga 2014 ( Raporti final nga DIR ,ODC dhe NALT dhe i nenshkruar nga kryeministri i asaj kohe ) ka hyrë në rrugen e pa kthyer të FSK në drejtim të NATO dhe kjo po shifet çdo ditë duke ju ofruar ndihma qoftë në logjistik ( shih ardhjen në keto ditë një konvojë i ri i paisjeve ushtarake për misionin e ri që ka FSK sipas planit 10 vjeçarë ), qoftë në edukim dhe shkollim të OR dhe OF në kolegjet e luftës në vendet e NATO-së.
Ministrat që ka patur MFSK ( MM ) nga z.Agim Çeku, Haki Dumolli, Rrustem Berisha ,Anton Quni janë gardian të procesit të pa kthyeshem të rruges euroatlantike.
Me se paku e kam pritur nga një ish Oficet i FSK që mllefin e ti politik personal e zbraz mbi tri shkronjat e arta tē Kosovës ( FSK )./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...