Agjenti: Valero nuk mendon të rikthehet në Spanjë, do ta përfundojë karrierën në Itali

16:33 | 4 Qershor 2020
Arbresh Info

Agjenti i Borja Valero, Aljendro Camano, ka njoftuar se klienti i tij nuk mendon të rikthehet në Spanjë dhe do e përfundojë karrierën në Itali.

35-vjeçarit i skadon kontrata në verë, mirëpo e ardhmja e lojtarit mbetet mister, transmeton portali arbresh.info.

Agjenti ka thënë se Borja është i lumtur në Itali dhe nuk e ka menduar rikthimin në Spanjë.

“Borja gjeti shtëpinë e dytë në Milan, aq i lumtur sa ishte edhe në Florence”.

“Ai dëshiron të përfundojë karrierën në Itali dhe nuk e ka menduar rikthimin në Spanjë”.

“Inter ia ka dal mjaftë mirë, por sa për rinovimin, do të shohim çfarë do ndodh”, tha agjenti/

Spanjolli arriti të shënojë dy gola gjatë 15 paraqitjeve këtë sezon./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme