Shitja e automjeteve gjermane mbetet e ulët pavarësisht lehtësimit të kufizimeve

16:19 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Shoqatat e industrisë gjermane të automobilave (VDA) thonë se shitjet e automobilave në vend mbetën shumë të dobëta në maj, përkundër rihapjes së salloneve të shitjes dhe lehtësimit të kufizimeve të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

VDA deklaroi se 168.100 automjete janë regjistruar muajin e kaluar, 50 për qind më pak se një vit më parë. Kjo është pak më mirë sesa rënia prej 61 për qind e automjeteve të regjistruara në prill. Eksportet ishin edhe më të dobëta.

VDA tha se 105.100 automjete u eksportuan në maj, 67 për qind më pak se një vit më parë. Megjithëse prodhimi është rritur në Gjermani pas problemeve të shkaktuara nga bllokimet në të gjithë Evropën, përsëri ishte në rënie prej 66 për qind, me 151.100 automjete të prodhuara.

Një paketë stimuluese prej 130 miliardë eurosh e hartuar të mërkurën nga qeveria gjermane përfshin një rritje të stimujve financiarë për automjetet elektrike dhe hibride.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme