Valdete Daka ka pasuri mbi 200 mijë euro, por nuk ka veturë

14:59 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Në qershor të 2010-es, Valdete Daka është emëruar kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë pozitë po e mban edhe tani, për të dytin mandat radhazi.

E sipas deklarimit të pasurisë të bërë në vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ajo ka pasuri të paluajtshme mbi 200 mijë euro, shkruan arbresh.info.

Daka ka njoftuar se ka në pronësi të saj një banesë 106.00 m2 në vlerë 63 mijë euro. Ndërsa në pronësi të përbashkët një tokë (528m2 me rrugë), në vlerë 19,798.00 euro.

Ajo gjithashtu ka deklaruar një shtëpi pushimi me sipërfaqe 125.00, e blerë në vitin 2014 në vlerë 73 mijë euro në pronësi të përbashkët, dhe dy toka njërën 400.00 m2 në vlerë 48 mijë euro e tjetrën 100.00 m2 në vlerë 12 mijë euro.

E para e KQZ-së nuk ka deklaruar asnjë veturë, as në pronësi të saj e as të bashkëshortit të saj.

Mbi 16 mijë euro i ka deklaruar të kursyera në njërën prej bankave të vendit, ndërsa 10 mijë euro të tjera në pronësi të fëmijëve.

Daka ka edhe një kredi në vlerë 20 mijë euro të cilën e ka marrë për renovim.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka deklaruar pagë nga KQZ në vlerë 41,154.64 euro, ndërsa 278.35 euro të tjera nga mëditjet.

Ndryshe Valdete Daka është emëruar kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në qershor të vitit 2010.

Ndërsa në prill të 2018-es, këtë pozitë e ka marrë edhe për një mandat.

Ajo është emëruar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Mandati i kryetarit të KQZ-së është shtatëvjeçar që nga dita kur emërohet nga presidenti i vendit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme