Google ADS

Tifozët në stadium? Flet presidenti i Federatës italiane

13:35 | 4 Qershor 2020
A. B.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, ka thënë se kthimi i tifozëve në stadium do ta shtonte entuziazmin për kthimin e futbollit dhe se do të ishte i mundur nëse përmirësohet situata në Itali.

Serie A do të rinisë më 20 qershor, ndërsa Kupa e Italisë pritet t’i sjellë ndeshjet e para të futbollit në Itali këtë muaj, transmeton Gazeta Express.

Disa politikanë e kanë kritikuar vendimin për rinisjen e kampionatit, mirëpo presidenti i Federatës, Gravina, e ka bërë të qartë se ai s’mund të priste për gjetjen e një vaksine.

E debat në Itali tani ka sjellë edhe zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë të pranishëm në stadium, pasi që disa klube kanë kërkuar që t’u lejohet të kenë disa tifozë të pranishëm kur të rinisë sezoni.

Sa i përket kësaj teme, Gravina tha se edhe ai shpreson që të paktën të lejohet që një pjesë e stadiumit të hapet për tifozë.

“Shpresoj të lejohen… Duke u përmirësuar situata me infektime, unë shpresoj se do të mundë të lejojmë qasje të pjesshme në stadiumet e futbollit”, ka thënë Gravina.

“Do të ishte një injektim i jashtëzakonshëm i besimit dhe entuziazmit”.

Të ngjashme