Serbi, nesër mbyllet aplikimi për përfitimin e 100 eurove nga shteti

11:33 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Qytetarët e Serbisë që ende nuk kanë aplikuar për ndihmë financiare prej 100 euro nga shteti mund ta bëjnë këtë deri në mesnatën e së premtes.

Ata mund ta bëjnë aplikimin përmes internetit apo telefonit.

Nga ministria e Financave kanë bërë të ditur se paratë e tyre do të dalin në llogaritë e të gjithë qytetarëve jo më vonë se 8 qershori, shkruan gazeta serbe blic, transmeton arbresh.info.

Banorët e Serbisë duhet të zgjedhin gjithashtu se në cilën bankë dëshirojnë të tërheqin paratë, e nëse nuk kanë llogari bankare, shteti do të hapë një të tillë për ta pa asnjë kosto shtesë e që do të mbyllet menjëherë pas tërheqjes së parave.

Ndryshe të gjithë banorët e Serbisë, të moshës madhore do të përfitojnë nga 100 euro nga shteti.

Kjo do të bëhet për të përballuar më lehtë situatën e krijuar si pasojë e virusit Covid 19.

E nga kjo të përfitojnë edhe  serbët që jetojnë jashtë vendit.

Aty thuhet se shteti do t’i ndihmoj në hapjen e llogarive bankare nëse nuk kanë të tilla në Serbi.

“Qytetarët serbë që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë gjithashtu për ndihmë shtetërore prej 100 euro, e cila do t’u paguhet të gjithë qytetarëve të rritur pas 15 majit. Ata që nuk kanë llogari në një bankë në Serbi, nuk do të kenë detyrime shtesë në lidhje me këtë sepse shteti do të hapë të njëjtën për ta”, thuhet aty./arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme