Google ADS

Lutfi Haziri në koalicion me PDK-në?

11:10 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar ri formatim të qeverisjes lokale në Gjilan.

Kështu duke thënë se hap mundësin që nga ky muaj ta zgjerojë koalicionin, duke qenë të hapur edhe për partitë në opozitë, raporton Arbresh.info.

“Unë kisha në planë zgjerimin e koalicionit dhe formatim e drejtorive por situata me Covic-19, e ka ndaluar atë. Nga ky muaj do të ti ftojë të gjitha partitë pulitke për ti përfshirë në koalicion”, ka deklaruar Haziri.

Lutfi Haziri nuk ka përjashtuar as PDK-në për koalicion, bile edhe ju ka bërë ofertë për këtë, shkruan Arbresh.info.

Arbresh.info ka kontaktuar me ish-kryetarin e Gjilanit nga radhët e PDK-së, Qemajl Mustafën i cili e ka mohuar një koalicion të tillë.

Qemajli tha se LDK-në e kanë rivale të përjetshme dhe se as nuk e mendojnë një bashkëpunim  të tillë.

“Jo ne nuk kemi pasë ofertë. PDK në Gjilan është në rivalitet të përjetshëm pikërisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kështu që PDK-ja as që e ka menduar me qenë me ndonjë koalicion me Lutfi Hazirin. Ne për shkak se jemi parti tradicionalisht më e fuqishme dhe në nivel lokal gjithnjë duke fol për Gjilanin, dallojnë rrafsh si nata me ditën”, tha Mustafa.

Ish-kryetari i Gjilianit po ashtu e ka akuzuar kryetarin aktual, Lutfi Hazirin për qeverisjen keqe siç thotë edhe vet ai.

“Lidhja Demokratike e Kosovës bën çdo ditë shkelje. PDK gjashtë vite e ka qeverisë komunën pa asnjë skandal, gjashtë vite unë isha kryetarë i Komunës dhe ka pasë përparime në qeverisje”, tha Mustafa

Kujtojmë se një vit më parë një nga deklaratat e të parit të Gjilanit Lutfi Haziri ishte se si LDK, janë të hapur për të gjitha partitë për bashkëpunim, por duke e përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës. /Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme