Google ADS

RTK1 transmeton seancën në serbisht, reagon ashpër Vjosa Osmani

10:56 | 4 Qershor 2020
Arbresh Info

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, duke e drejtuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, deklaroi se Radio Televizioni i Kosovës, minutat e para të kësaj seance i kishte transmetuar në gjuhën serbe.

Duke reaguar ndaj kësaj, Osmani tha se RTK1-shi, duhet të transmetoj vetëm në gjuhën shqipe.

“Tash sa po e morra një lajm që RTK1, ka transmetuar minutat e para të kësaj seance në gjuhen serbe. Shpresoj është një gabim teknik por, RTK1-shi duhet të transmetoj në shqip dhe vetëm shqip, ndërsa RTK2 dhe RTK3, janë për gjuhët tjera”, tha Osmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme