Dy të tretat e popullsisë së Kosovës janë në moshë pune.
Ata janë mes moshave 15 dhe 65 vjeç, shkruan arbresh.info.
E rreth 60% e tyre nuk janë të punësuar, e as nuk janë në kërkim të një pune.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në raportin e publikuar të rezultateve të Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2019, ka bërë të ditur gjithashtu se të njëjtit nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh.
“Nga popullsia në moshë pune, 59.5 % nuk janë ekonomikisht aktivë, që do të thotë se ata nuk janë të punësuar dhe nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kaluara dhe/ose nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh”, thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërsa sipas gjinisë, vetëm 21.1% e femrave në moshë pune janë aktive në tregun e punës, ndërsa te meshkuj kjo shifër shkon në 59.7 %.
“ Ekzistojnë dallime të mëdha gjinore në tërë tregun e punës. Një në pesë (21.1%) femra në moshë pune janë aktive në tregun e punës, krahasuar me rreth tri te pestat (59.7 %) e meshkujve në moshë pune”, thuhet në raportin e ASK-së.
Femrat punojnë kryesisht në arsim, ndërsa meshkujt në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit
“ Femrat ishin të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, të tregtisë dhe të shëndetësisë (53.0 % e femrave të punësuara). Meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit (duke punësuar 46.3 % të meshkujve të punësuar)”, thuhet më tej në rezultatet e të Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2019 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...