Gjykata e Apelit e Durrësit vendosi sot lehtësimin e dënimit për 7 adoleshentët e shpallur fatjorë për kryerjen e “marrëdhënieve seksuale me të mitur” me 13 vjeçaren, nxënëse e shkollës 9-vjeçare në Kavajë. Ngjarja shokoi gjithë shoqërinë ndodhi një vit më parë, ndërsa këto ditë një tjetër ngjarje shokoi sërish komunitetin. Bëhet fjalë për historinë e abuzimit seksual të një tjetër adoleshenteje në Tiranë.
Me vendimin e marrë sot në mesditë, atë të ‘dënimit alternativ”, parashikohet lirimi nga burgu i të arrestuarve dhe konvertimi i dënimit të mbetur në punë falas për interesin publik.
Në 20 shkurt të këtij viti, gjykata e shkallës së parë e Durrësit dënoi nga 3 deri në 7 vite burg adoleshentët e shpallur fajtor për veprën penale të kryerjes së “Marrëdhënies seksiale ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.
Ky dënim i fillonte nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe sipas gjykates adoleshentët do të ruheshin në një burg për të mitur. Kundër këtij vendimi lejohej ankimi brenda 15 ditësh në Gjykatën e Apelit Durrës dhe ankimimi u be.
Vendimi i plotë i Gjykates se Durresit:
1.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin L. M., për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 10 vjet burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit 01.03.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 5 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim.
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...