Ka rreth 3 muaj që kur është ndërprerë procesi mësimor në Kosovë.
E një i tillë me shumë gjasë nuk pritet të rifilloj deri në shtator.
Por, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli duket se ka menduar që parqet e shkollave të duken bukur edhe kur ato nuk shfrytëzohen nga askush, shkruan arbresh.info.
Kjo komunë ka shpenzuar mbi 2 mijë e 500 euro, në lule për rregullimin e parqeve për shkolla.
Në njoftimin për dhënie të kontratës me titull ‘Furnizim me buketa , dhe lule për rregullimin e parqeve për shkolla’, janë shpenzuar saktësisht 2 546,60 euro. Këtë furnizim do ta kryej kompania N.P.T. “Agrocoop” nga po ky qytet.
Ky OP ishte i vetmi që kishte aplikuar në këtë tender e që kishte ofruar çmim më të ulët për mbi 1 mijë euro sesa ai që kishte parashikuar në hapje të kontratës.
Kompania fituese është regjistruar në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve të Kosovës në vitin 2000. Pronari i saj është Rexhep Limani, ndërsa nuk bëhet i ditur kapitali i kompanisë.
Aktiviteti primar i kësaj kompanie është tregtia me shumicë e luleve dhe bimëve./arbresh.info/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...