“Buffi” për fishekzjarret mbrëmë: “Mos Avdullah se fëmijët po na flejnë”

08:40 | 4 Qershor 2020
A. B.

Ai është njëri nga aktorët më të pëlqyer në vendin tonë, ku deri më tani ka qenë mjaft i angazhuar me role të ndryshme si në seriale e po ashtu edhe në shfaqje teatrale.

Fjala është për Fatmir Spahiun, i cili është tejet aktiv edhe në rrjete sociale, teksa herë pas here bën statuse dedikuar gjendjes në Kosovë, shkruan portali arbresh.info

Pas formimit të qeverisë Hoti, mbrëmë në Prishtinë u lëshuan fishekzjarre rreth orës 22.

E me këtë rast Buffi ka regauar përmes një InstaStory.

“Mos Avdullah se fëmijet po na flejnë”-ka shkruar ai.

Veç tjerash, është përfolur edhe një rikthim i serialit shumë të pëlqyer “Kafeneja Jonë”, aty ku famë të madhe gëzoi Fatmiri, por që akoma nuk është dhënë një datë konkrete. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme