Gjatë sezonit të Shigjetarit gjithçka keni bërë ka qenë të udhëtoni, të zgjeroni horizontet, të njihni njerëz të rinj. Me ardhjen e sezonit të Bricjapit, synimet tuaja duket të jenë më të mëdha. Me hyrjen e Diellit në shenjën më ambicioze të zodiakut, qëllimet e të gjitha shenjave të tjera do t’i kalojnë pritshmëritë që këto të fundit kanë patur për veten. Shenjat e tokës si Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi do të bëjnë më së shumti realitet ëndrrat e tyre, por Dashi, Peshorja dhe Gaforrja janë shenjat që po punojnë më fort nga të gjitha, për të arritur aty ku duan.
Sezoni i Bricjapit po ju ndihmon të mblidhni të gjitha përvojat që keni pasur gjatë sezoneve të shenjave të shkuara dhe të hidheni në veprim. Bricjapi është një shenjë tokësore, kështu që s’është çudi nëse ndjeheni më praktikë, realist dhe materialistë. Ju keni marrë gjithçka që keni mësuar deri më tani dhe jeni duke e zbatuar atë në ‘botën e vërtetë’.
Hëna e re në Bricjap do t’ju trazojë jetën këtyre shenjave, ja ç’ndryshime ju presin në fillim të 2020-s Bricjapi është gjithashtu një nga shenjat më të vendosura dhe shumë i orientuar drejt arritjeve të mëdha. Nga kjo periudhë ju do të mësoni se standardet e larta kërkojnë më shumë punë, por motivimi nuk do ju mungojë. Problemi më i madh me sezonin e Bricjapit (përveç se nuk është periudha më argëtuese e vitit sepse po punoni kaq shumë) është se ju jeni mjaft të ashpër me veten tuaj. Ju jeni aq të fokusuar tek qëllimet, qëllimet, qëllimet dhe puna,saqë po lini pas dore njerëzit që kanë nevojë për ty e kohën tënde!/lexo/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...