Google ADS

Seancë plenare për menaxhimin e pandemisë

23:37 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajnë seancë plenare me fillim nga ora 10:00.

Rendi i ditës do të jetë formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së Covid-19 nga Qeveria e Kosovës, transmeton portali arbresh.info.

Gjithashtu do të shqyrtohet kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për taksat vjetore 2020.

Ky është rendi i plotë i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  2. Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  3. Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,
  4. Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme