Ministri në ardhje i Infrastrukturës, Arban Abrashi, lavdëroi Kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Avdullah Hotin, duke thënë se mes tjerash është edhe njeri i duhur për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
“Synimi i qeverise Hoti ka me qenë trajtimi me më seriozitet i pandemisë dhe i rimëkëmbjes ekonomike”.
“Hoti s’ka muskuj, por është shumë i vendosur. Është shumë profesionist dhe njeri i duhur për rimëkëmbjen ekonomike”.
Ndërkaq, në lidhje me mospjesëmarrjen e Vjosa Osmanit në vendimet e fundit të partisë së saj, Abrashi tha se me çështjet e tilla do të merren organet e partisë.
“Edhe për neve është e pakuptimtë sepse po flasim për parti politike që garojnë me e qeverisë vendin me programin e tyre dhe secili anëtar duhet të jetë përkrahës”.
“Do të shohim ditëve në vijim në organin tonë. Janë organe të partisë ata që i ngrisin çështjet në mbledhjen tona”.
“Po nënkuptohet që Vjosa s’po e do LDK-në se sot është dashur që ta përkrahë Qeverinë Hoti. Mendoj se sot është dashur të përkrahet partia dhe subjekti”.
“Megjithatë LDK jeton në një pluralizëm më te theksuar se subjektet tjera. Edhe Haziri mund të ketë vërejte po ashtu, por kam biseduar dhe jemi plotësisht në rregull”.
Abrashi u shpreh po ashtu se nga ngjarjet e fundit politike duhet të marrin mësim subjektet partiake në vend.
“Një subjekt që ka dalë i pari në zgjedhje me vetëm një votë më shumë nuk duhet të sillet si autoritar karshi subjekteve tjera politike. Duhet të mësojmë të bashkëjetojmë në kuadër të parlamentit dhe të bëjmë kompromise qeveritare”.
“VV thirret në popull, por sot para Kuvendit nuk kishte më shumë se 50 persona”, u shpreh ai në Rubikon në Klan Kosova.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...