PSG ka nisur të këtë interesim mjaftë të madh për mesfushorin e Atletico Madrid, Thomas Partey.
Sipas RMC Sport, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka shprehur dëshirën për të transferuar mesfushor defansiv dhe në listë prinë Partey, transmeton portali arbresh.info.
Arsenal që disa muaj ka interesim për Partey, por mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve mund të ndikojë që lojtari të zgjedh kampionin e Francës.
Klauzola e lirimit të lojtarit është 50 milionë euro, mirëpo skuadra e Diego Simeone është duke punuar që t’ia rrit klauzolën në 100 milionë euro.
26-vjeçari ka bërë 35 paraqitje këtë sezon dhe ishte në top formë në ndeshjen ndaj Liverpool në “Anfield”.
Mbetet të shihet se cila skuadër do arrijë të transferojë yllin e “Los Rijoblancos”, për të cilin thuhet se ka pranuar që të largohet nga “Wanda Metripolitano”./arbresh.info.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...