Lirohet aktivisti, hap rast penal kundër truprojave të Thaçit

23:23 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili u arrestua sot gjatë ditës pasi e quajti presidentin Hashim Thaçi hajn është liruar orët e mbrëmjes.

Këtë e bën të ditur avokati Tomë Gashi, i cili thotë se njëherësh aktivisti ka hapur rast penal ndaj truprojave të Presidentit të cilët edhe e grushtuan atë, transmeton portali arbresh.info.

I liruari gjithashtu thuhet të ketë pësuar lëndime të shumta trupore për të cilat ka marrë trajtimin nga ambulanca dhe Emergjenca në Prishtinë.

“Aktivisiti i Levizjes VETEVENDOSJE! eshte liruar nga ndalimi i panevojshem nga Policia e Kosoves. Veroni ka hap rast penal penal kuder truprojave te Presidentit Thaqi ne Inspektoratin Policor te Kosoves.

“Aktivisti i Levizjes VETEVENDOSJE brutalisht dhe pa asnji arsye eshte sulmuar nga truprojat e Thaqit duke e i shkaktuar lendime te shumefishta trupre per te cilat aj ka marr trajtim mjekesor nga ndihma e shpejt dhe po Kliniken Emergjente ne Prishtine”, shkruan Gashi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2694371663998226/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme