Dorëzimi i detyrës nga Kurti, Abrashi: Është diçka që s’duhet pranuar me inate

22:35 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në largim Albin Kurtit, se nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës.

”Ai mund të jetë qëndrim i tij politik por ne duhet të mësohemi me demokracinë”.

”Prandaj pranim dorëzimi i detyrave duhet të jetë pjesë përbërëse e punës ditore të secilit politikan”.

Abrashi në Rubikon duke iu referuar Kurtit, u shpreh se duhet pranuar edhe fitoren edhe humbjen si proces të natyrshëm të politikëbërjes.

”Ne duhet të mësohemi të fitojmë edhe të humbim edhe t’i pranojmë ato”.

”Kjo është diçka që s’duhet ta pranojmë me inate por thjeshtë një proces i natyrshëm i politikbërjes”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme