Përfshihet nga flakët një kopsht fëmijësh në zonën e komplesit Dinamo, poshtë digës së Liqenit Artificial në Tiranë.
Zjarri ka rënë në katin e 4-të të ndërtesës ku ndodhet një papafingo, ndërsa në katin e parë një kopesh privat.
“Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit” – njofton policia.
Mësohet se bëhet fjalë për një kopsht privat.
Ndërkohë në vendngjarje janë mbledhur banorë dhe kureshtarë, ndërsa zjarrfikësja po punon për fikjen e flakëve./oranews
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para